Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë dhe transparent.
Por, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, u tha që nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe.Kryesuesja e Misionit të BE-së, Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media duke e lavdëruar tërë procesin zgjedhor, pati fjalë të mira dhe për KQZ-në, ku sipas saj përkundër kohës së shkurtër, ky institucion siguroi transparencë.
Por megjithëkëtë, ajo adresoi disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve.
Ndërkaq, edhe nga Delegacioni i Parlamentit, Evropian që kishte ardhur për të vëzhguar këtë proces, Andrey Kovatchev shprehu brengën e tij se procesi zgjedhor për serbët e Kosovës nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare.