Fundi i gushtit këtë vit në fokus kishte pyllin e Amazonës. Fillimisht u bë virale nga mediat sociale duke u trajtuar si një ngjarje që nuk po merr vëmendjen e televizioneve e gazetave, por më pas u kthye në një lajm kryesor gjithandej.
Zjarrin që kaplon pyllin e Amazonës nuk ndikon vetëm në atë arenë por në gjithë planetin e gjithë njerëzimin.
Vdekje, shpërngulje, mungesë ilaçesh e shkatërrim të natyrës e ekonomisë janë disa nga gjërat që do e preknin botën.
Në listën e mëposhtme mund ti kuptoni 10 gjërat që do të ndodhnin nëse Amazona do e shihte fundin.
Shpejton ndryshimet e klimës
Pemët janë një pjesë thelbësore e mbrojtjes së planetit kundër ndryshimit të klimës. Një nga gazrat më të rrezikshëm të serrës që duhet të luftojmë është dioksidi i karbonit, një kontribues i madh në rrezet e diellit duke u bllokuar në atmosferë dhe duke ngrohur planetin. Për momentin, Amazona mban 100 miliardë tonë metrikë karboni; kështu, djegia e pyllit do t’i lëshonte të gjitha këto, plus do të krijonte edhe më shumë dioksid karboni thjesht përmes procesit të djegies së pemëve.
Humbje e Oksigjenit
Një statistikë e qarkulluar pretendon se Amazona prodhon 20% të oksigjenit të përgjithshëm të planetit, por, sipas numrave të llogaritur kohët e fundit, ai në fakt prodhon diku midis gjashtë dhe një përqind.
Jo se kjo do të thotë se nuk duhet të shqetësohemi; çdo ulje e oksigjenit është një lajm i keq.
Ne do të humbisnim një sasi të vogël oksigjeni nga ajri, por gjithashtu do të rrezikonim një përqindje shumë më të lartë të dioksidit të karbonit.
Përmbytje e madhe
Nëse pylli do të zhdukej, atëherë shi do të kishte gjithmonë e më pak, por do të kishte raste kur ato do të preknin ekstremet dhe në këtë mënyrë do të krijoheshin përmbytje të mëdha duke shkatërruar edhe vendbanime.
Pylli do të bëhej Savanë
Në vitin 2018, dy shkencëtarë, Thomas Lovejoy dhe Carlos Nobre, publikuan një studim mbi “pikën e marrjes” së Amazon, duke sugjeruar se një humbje prej 20% e tokës së mbetur mund të shkaktonte një katastrofë ekologjike. Sipas vlerësimeve të tyre, nëse mjaft pemë prishen për çfarëdo arsye, atëherë mund të shohim që një spirale efektive e vdekjes të fillojë, duke e zhytur Amazonën në kushte të ngjashme me savanën. Peisazhet e gjelbërta do të bëhen të thata dhe të shkreta, me speciet që kishin jetuar atje të paafta për t’u përshtatur dhe përvetësuar mjaft shpejt
Ndryshon cikli i ujit
Pyjet e shiut janë një pjesë thelbësore e ciklit të ujit – ato quhen pyje “shiu” për një arsye dhe, prandaj duhet të marrin mot të lagësht. Por shpyllëzimi jo vetëm që ndryshon rënien e shiut aty, por gjithashtu zvogëlon sasinë e reshjeve që bien edhe larg nga pylli vetë. Nëse nuk mbesin pemë do të thotë që rrymat e ajrit nuk mund të marrin lagështi nga ato, e kjo përkthehet me më pak lagështi në re. Amazona do të kthehej në thatësirë.
Shtohet rreziku për më shumë zjarre
Me mungesë të shiut e rritje të temperaturave, pylli i Amazonës do të ishte sërish pre e flakëve, duke pasur parasysh që ky fenomen është frika më e madhe e ekspertëve atje sepse zjarri mund ta kap pyllin nga momenti në moment.
Shkatërrim i ekonomisë
Shumë biznese janë të varura nga pylli i Amazonës, e cila cilësohet edhe si industria bujqësore më e madhe.
Shkatërrimi i saj do të shënonte falimentimin e shumë kompanive, rrjedhimisht shkatërrim të ekonomisë.
Humbasim ilaçe vitale
Gjatë gjithë kohës bëhen hulumtime për specie në Amazonë, të cilat janë të rëndësishme edhe për shëndetësinë pasiqë nga ato janë zbuluar shumë kura për njerëzimin.
Nga një gjarpër vdekjeprurës atje është arritur të krijohet një ilaç që trajton tensionin e lartë të gjakut, por jo vetëm.
Me shkatërrimin e Amazonës, humbasin edhe shancat për zbulimin e medikamenteve të reja që do ta shpëtonte njerëzimin.
Zhdukje e specieve të panjohura
10% e të gjitha specieve të njohura të bimëve dhe kafshëve në të gjithë botën banojnë në pyjet e shiut të Amazonës, shumë prej të cilave mund të gjenden vetëm brenda ekosistemeve të tij unike. Zhdukja e këtij pylli do të ishte një humbje e biodiversitetit për planetin tonë në një shkallë tejet të madhe dhe do të përfshinte humbjen e disa krijesave që nuk janë zbuluar akoma nga njerëzit.
Miliona njerëz do të vdesin ose do të shpërngulen
Amazona në tërësi është vendbanim për 30 milionë banorë e me shkatërrimin e saj, ata do të duhej të linin gjithçka pas dhe të nisin një jetë të re në vendet përreth.
Por, mund të kishte dhe raste ekstreme ku nga flakët dhe përhapja e tyre të mos mund të largoheshin e të përfundonin me fatalitet.