Ilir Shaqiri listohet në mesin e këngëtarëve më të suksesshëm dhe më të dashur shqiptar që gjithmonë ka arritur që diskografisë shqiptare t’i sjell perla muzikore të cilat ani pse kanë vite që janë publikuar edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të mbesin në memorien e njerëzve, shkruan OnAir
Ilir Shaqiri është autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare.
Projekte muzikore të suksesshme të cilat gjithmonë kanë prekur tematika të shumta dhe të veçanta. Deri tani këngëtari i njohur ka të publikuara qindra projekte muzikore dhe secila prej tyre gjithmonë ka arritur të kthehet në hit të padiskutueshëm.
Sot do ju listojmë dhjetë projektet më të veçanta që mbajnë vulën e këngëtarit të njohur Ilir Shaqiri.