“Çikat beqare mbanë titullin kënga nga Engji dhe Shyhrete Behluli dhe që në momentin e lansimit është kthyer në një nga këngët hit, madje duke u listuar në mesin e këngëve më të diskutuara dhe të klikuara të momentit.
Tashmë jemi mësuar që dyshja e njohur e skenës muzikore gjithmonë të prekin tematika të ndryshme dhe aktuale të skenës muzikore shqiptare, dhe në këtë këngë kanë vendosur që të tregojnë për jetën e një vajzë që është beqare.
Kënga është e publikuar në kanalin zyrtar të produksionit Vizioni Libonia në YouTube dhe tashmë ka siguruar 11 milionë klikime për vetëm pak muaj pasi ësht publikuar.