Ndonëse e re në moshë, kjo vajzë ka aspirata shumë të mëdha, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë për Kiana Kryeziun e cila ndonëse vetëm 16 vjeç ka arritur ta përfaqësojë Kosovën denjësisht në garën e zhvilluar në Kolashin të Malit të Zi. Ajo ka fituar medaljen për çmimin e dytë në stilin e saj dhe kështu bëhet medalistja e parë kosovare në një garë internacionale të skijimit.
Në intervistën që dha në emisionin “Mirëmëngjes”, Kiana shprehet se ishte mjaft e habitur nga ky rezultat pasi ajo kishte vajtur aty për të përmirësuar pikët që i nevojiten për të marrë pjesë në lojërat olimpike.
Intervistën e saj të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë.