Për shkak të festave zyrtare, me vendim të qeverisë, qytetarët e republikës së Kosovës, përveç fundjavës do të kenë edhe 2 ditët e para të javës pushim, shkruan OnAir.
Nisur nga kjo gjë duket se që sot ata kanë filluar të planifikojnë se si do ti shpenzojnë këto ditë. Shumica prej tyre duket se kanë vendosur ti kalojnë në shtetin fqinj, Shqipëri.
Gazetari i terrenit i emisionit “Direkt” tregoi se fluksi i qytetarëve të cilët janë duke kaluar kufirin në Morinë vjen duke u rritur. Pavarësisht kësaj duket se koha e pritjes në doganë është e ulët. Mësohet se në 24 orët e fundit 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë mbërritur në Shqipëri.
Gjithashtu duket se qytetarët teksa kalojnë kufirin kujdesen që të rrespektojnë masat për parandalimin e Covid-19.