Shtatzania është një periudhë gjatë së cilës duhet të tregohet një kujdes i vecantë edhe në lidhje me ushqimet që konsumohen. Kjo pasi shumë prej tyre mund të rezultojnë të dëmshëm për fëmijën që nëna ka tek barku.
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga Universiteti i Kalifornisë disa ushqime përmbajnë kimikate të cilat shkaktojnë komplikacione të ndryshme në shtatzani. Kimikate si kafeina, alkoli dhe metimërkuri sipas tyre mund të cojnë në probleme të zhvillimit të fetusit si edhe probleme në lindjes.
Cilat janë 4 ushqimet e dëmshme për fëmijën sipas Universitetit të Kalifornisë?
Ushqimet e konservuara
Disa prej tyre përmbajnë bisphenol-A ose BPA të cilat mund të shkaktojnë probleme tek fëmija duke përfshirë edhe hiperaktivitetin. Mbi të gjitha peshku i koservuar përmban sasi metilmërkurii cili shkakton probleme në zhvillimin e fëmijës.
Kafeina
Kujdes me konsumin e kafesë në shtatzani. Sasia e madhe e kafeinës do të ndikojë në zhvillimin e problemeve të lindura në zhvillimin e fëmijës, vdekje fetale dhe madje edhe peshë të vogël në lindje.
Mishi i pagatuar mjaftueshëm
Ky lloj ushqimi do të jetë i rrezikshëm duke qënë se mund të përmbajë parazitë apo baktere si salmonela apo listeria. Këto mikroorganizma janë shumë të dëmshëm për nënën duke shkaktuar shpesh edhe dhimbje apo te vjella. Nga ana tjetër shkaktojnë dëme edhe tek fëmija duke qënë se kalojnë përmes placentës.
Kujdes edhe me djathin!
Një lloj djathi i butë apo edhe qumështi i jo i pasterizuar janë të dëmshëm për fëmijën. Evitoni djathin rokfor, camembert, gorgonzola, brie, feta etj.