Ditën e sotme në Lipjan është kapur një sasi e konsiderueshme kokaine, shkruan OnAir.
Burime për “Koha” bëjnë me dije se bëhet fjalë për një sasi 300 deri në 400kg. Kjo lëndë është gjetur në një kamion brenda një oborri.
Aktualisht një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që priten të ndodhin edhe arrestime të tjera.