8 ushqimet më të shëndetshme për adoleshentët!
5 porcione me fruta dhe perime. Ato janë shumë të rëndësishme për rritjen e mirë të tij. Do ta furnizojnë me minerale dhe vitamina.
Kalçiumi ka shumë rëndësi. Duhet të marrin rreth 1300 mg në ditë, pra fëmija juaj duhet të pijë qumësht dy herë në ditë, të hajë kos, djathë, gjizë, si edhe fruta të pasura me këtë mineral.
Furnizimi i mirë me hekur. Sidomos nëse ai ndihet i pafuqishëm duhet të rishikoni edhe njëherë mënyrën si ushqehet. Vajzat gjatë menstruacioneve kanë nevojë për më shumë hekur, pra kujdesuni të hanë ushqime të pasura me këtë mineral.
Fuqia e proteinave. Të gjithë kemi nevojë për proteina në mënyrë që të prodhojmë kolagjenin, të forcojmë muskujt, të ndërtojmë qelizat e gjakut etj. Ato janë shumë të rëndëishme edhe për furnzimin me energji. Mishi, trofta, arrat, bishtajat duhet të jenë në dietën e fëmijës.
Drithërat. Më e rëndësishme është tërshëra. Drithërat janë të pasura me fibra dhe i japin trupit energjitë e duhura.
Yndyrat e mira. Këto yndyrna do të merren nëpërmjet kungullit të verdhë, peshkut të ujërave të ftohta etj.
Gjalpi i kikirikut. Kikirikët janë shumë të pasur me hekur dhe gjalpi i kikirikut është një alternativë e mirë. Ai gjithashtu përmban edhe yndyrna të mira për fëmijën. Ai mund të shoqërohet me qumësht dhe fruta.
Salmon i pjekur me spinaq. Peshku është më i shëndetshëm se pula pasi është edhe më i pasur me omega-3, pra një ushqim i shëndetshëm edhe për zemrën, artritin dhe luftimin e depresionit. Nga ana tjetër në një sallatë me spinaq vlerat do të ishin më të larta dhe shija edhe më e mirë.