Një grua që e kishte zënë burrin me tjetrën brenda veturës, humbi durimin dhe pa u menduar dy herë kërceu mbi veturë dhe filloi t’ia shkatërrojë me një mjet të fortë.
Ngjarja është filmuar nga kalimtarët e rastit në qytetin kinez Nanjing, që mbetën të shokuar kur panë gruan duke shkatërruar veturën e tipit Audi të burrit, i cili brenda po fshehte të dashurën
Por, është interesant se si burri i saj nuk ndalej dhe vazhdonte të lëvizte me veturë, edhe pse gruaja e tij po qëndronte mbi kapakun e motorit me një mjet të fortë në dorë.
Pas këtij “spektakli”, policia ka shoqëruar që të tre në stacion ku pas intervistimit janë liruar.