Investimet online e sidomos ato në kriptovaluta duket se janë kthyer në një trend kohët e fundit, shkruan OnAir.
Ndonëse shumë persona kanë parë fitime të majme prej tyre, të shumta janë rastet kur edhe humbjet kanë qenë në shifra mjaft të mëdha. Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe rastet e mashtrimeve të shumta. Kjo gjë ka bërë që rreth këtyre monedhave të ketë shumë skeptikë.
Në një lidhje direkte me emisionin “Kafe Shqeto” për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin Artit Muhaxhiri dhe Florjan Aliu. Ata u shprehën se shumë njerëz janë pasuruar pasi ka ndodhur rritja e vlerës së këtyre monedhave virtuale në treg. Pavarësisht kësaj ata përmëndën se sa më i madh të jetë fitimi aq edhe më i madh është edhe risku.
Aktualisht tregu i kriptovalutave është mjaft i luhatshëm e kjo sipas Muhaxhirit ndodh për faktin se vlera e shumë monedhave është e varur nga vlera e Bitcoin. Pavarësisht kësaj pritet që në momentin që kjo gjë të ndryshojë atëherë edhe marketi do të jetë më stabil.