Ermal Mamaqi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ndrrimi i natës”, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës së tij në studion e këtij emisioni, Ermali ndau me publikun shumë detaje rreth projekteve të reja me të cilat ai po merret aktualisht. Ndër të tjera ai foli edhe rreth projekteve të reja kinematografike që ai po sjell në treg.
Ai tregoi se është duke sjellë një serial në të cilin herë pas here do të jenë të ftuar fytyra publike si “guest star”. Ndër to, Ermali u shpreh se ka në plan të ftojë edhe reperin e njohur Noizy, të cilin e konsideroi si një nga miqtë e tij.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Ermali u gjend edhe përballë disa pyetjeve të fansave të tij të cilat mund ti ndiqni në videon më poshtë: