Ende tema e marrdhënieve seksuale dhe edukimit rreth tyre, është një tabu në shoqërinë tonë, shkruan OnAir.
Pavarësisht se është një element i jetës së përditshme dhe gjithashtu i shakave të ndryshme, duket se njerëzit ende nuk ndihen rehat me trajtimin e saj në një mënyrë serioze. Kjo gjë u vu re edhe gjatë diskutimit që u zhvillua me qytetarët në emisionin “N’shpi”.
Të shumtë ishin ata telefonues të cilët ngurronin që të jepnin një përgjigje konkrete rreth kësaj teme. Gjithashtu nuk mungonin edhe ata të cilët u ankuan për zgjedhjen e një teme të tillë.
Pavarësisht kësaj, shumë qytetarë ishin dakord që edukimi seksual është një temë e cila duhet trajtuar më shumë. Kjo dhe për shkak të rreziqeve të shumta që vijnë nga marrdhëniet seksuale të pambrojtura.
Reagimet e plota të qytetarëve mund ti ndiqni në videon më poshtë: