Shumë prej nesh e kanë vërejtur një detaj në fanellat e Uruguait në Kampionatit Botëror.
Domethënë, uruguaianët luajnë me fanella ku mbi logon janë të vendosura katër yje.
Kombëtarja amerikano-latine është shpallur dy herë kampion, përkatësisht në vitin 1930 dhe 1950.
FIFA nuk ka qenë në gjendje të organizojë turneun, por ka marrë pjesë në organizimin e turneut të futbollit në Olimpiadë. Dhe ekipi më i mirë në ngjarjet e vitit 1924 dhe 1928 ishte Uruguai.
FIFA ka miratuar dy yje të tjerë të Uruguait në fanellë, kështu që ata kanë numër të njëjtë të titujve sikur se italianët dhe gjermanët që kanë katër sosh, gjegjësisht një yll më pak se brazilianët.