Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot pret në takim liderët e partive politike me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington.
Kësaj ftese nuk i janë përgjigjur pozitivisht dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Takimi në fjalë mbahet në ora 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.