Reperi, i cili rrëmbeu vëmendje të madhe kohëve të fundit, Don Xhoni, ka prezantuar tashmë këngën e re.
“Tjera llafe” mban titullin projekti i tij i ri, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga është punuar nga Rzon, ndërsa teksti me përmbajtje eksplicite është shkruar nga vet reperi.
Reperi i njohur duket që përveç që ka fituar simpatinë e audiencës shqiptare por e duan edhe artistët.
Madje në listën e ndjekësve në rrjete sociale mund ta gjeni edhe Tuna Sejdi e cila nuk është se ka shumë afërsi me kolegët e saj./OnAir