Këngëtarja Afërdita Demaku është njëra nga këngëtaret më të dashura që ka publiku shqiptar, shkruan OnAir
Kohë pas kohe shohim se këngëtarja publikon këngë të cilat rikthehen në hite.
Së fundi këngëtarja ka publikuar këngë dedikuar dashurisë që motra ka për vëllaun një këngë e cila pa kaluar shumë ditë nga publikimi ka arritur të kap miliona klikime në YouTube .
Afërdita po vazhdon të mbetet aktive si në rrjete sociale ashtu edhe në punë profesionale.
Ndonëse vitet po kalojnë këngëtarja çdo herë po vazhdon të duket edhe më e re, kjo dëshmon se për këngëtaret vitet mbesin thjeshtë numër.
Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shohim se ajo ka pozuar shumë më ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim.
Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtares mban titullin “Kush të don më shumë se motra” dhe mund ta gjeni në linkun më poshtë./OnAir