Duket se as modelja e njohur shqiptare Kejvina Kthella nuk i ka shpëtuar dot trendit të Dubait, shkruan OnAir.
Ky vend tashmë gjatë kohës së pandemisë është kthyer në destinacionin e preferuar të pushimeve për VIP-at shqiptarë. As Kejvina Kthella nuk kishte si të mungonte aty.
Së fundmi me pushime në këtë vend, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram foto dhe video të ndryshme. Përveç formës së saj mjaft të mirë fizike, diçka tjetër u ra në sy fansave. Në një insta story ajo kishte postuar fotografi me një mashkull, të cilit i kishte mbuluar fytyrën. Të dy dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Tashmë mbetet vetëm që Kejvina të zbulojë fytyrën e tij dhe të na tregojë nëse janë apo jo të lidhur me të vertetë.