Është tashmë dicka e ditur që teknologjia është një element i pandarë i jetëve tona. Jetojmë në një periudhë ku jemi dëshmitarë të përparimeve teknologjike që ndodhin thuajse cdo ditë.
Një ndër këto risi tashmë janë edhe robotët kamarier, shkruan OnAir. Kjo kohë pandemie në të cilën po jetojmë është e mbushur me slogane të cilat përkrahin distancimin social. Ekzistojnë disa gjëra në të cilat duket se të praktikuarit e kësaj është pak e vështirë në jetën reale, por si gjithmonë teknologjia vjen me një zgjidhje.
Në një bar në Sevilje të Spanjës nuk pershendeteni më nga kamarierët dhe banakierët. Këta janë zëvendësuar tashmë me robotët, të cilët me përpikmëri përgatisin birrën tuaj dhe u a servirin atë.
Kështu ky bar ka mundësinë të funksionojë thuajse në mënyrë normale edhe pse në pandemi. Zëvendësimi i njerëzve nga robotët për punë të shumta është një temë delikate e cila ka dy anë të monedhës.
Nga njëra anë kemi faktin që tashmë opsionet e vendeve të punës po limitohen, por nga ana tjetër kjo gjë u hap mundësine bizneseve për të qenë më inovativ në shërbimet të cilat i ofrojnë dhe në disa raste edhe të rrisin cilësinë e këtyre shërbimeve. Klientët e këtij bari shprehen se është dicka të cilën e kane pritur mirë.
Nuk mungojnë edhe ata të cilët thojnë se tashmë janë mësuar me mënyrën tradicionale të të pirit një birrë që shoqërohet dhe nga bisedat e vogla midis klientave dhe personave të cilët kryjnë shërbimet. Mbetet për tu parë se sa do të adaptohen bizneset dhe klientët me këtë mënyrë të re funksionimi.