Pozita e gruas në shoqëri e sidomos në fenë islame është një temë mjaft e diskutuar, shkruan OnAir.
Kjo gjë vjen edhe për shkak të mendimeve të ndryshme që ekzistojnë rreth kësaj çështjeje.
Hoxha Enis Rama, gjatë intervistës së tij në emisionin “Kojshia Show” u shpreh se kjo temë është duke u keqpërdorur kryesisht për të njëllosur islamin. Ai tregon se si gruaja në fenë islame është e barabartë me burrin. Për të mbështetur këtë argument të tijin ai jep edhe shembullin e të drejtës së trashëgimisë për gratë. Rama tregon se kjo gjë është lejuar në Kuran që para se të bëhej temë në shoqërinë moderne.
Gjithashtu ai shprehet se si barazia duhet ndërtuar mbi parime të drejtësisë dhe dallimeve gjinore. Sipas tij dallimet gjinore janë të konfirmuara edhe nga shkenca.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: