Gjithmonë jemi mësuar që tregu mediatik shqiptar të na surprizojë me prodhime televizive shumë të suksesshme që kanë mbetur gjatë në memorien e audiencës shqiptare, shkruan OnAir
Por kësaj radhe OnAir Media ka menduar për fëmijët të cilët shumë shpejt do të keni mundësi të dëgjojnë dhe shikojnë disa përralla shumë të veçanta.
Cila është ninulla më e bukur para gjumit për fëmijët?
Përrallat me gjyshen do të jenë shoqëruesi më i mirë i fëmijëve shqiptar.
Shumë shpejt në platformat online të OnAir Media do të keni mundësi të shikoni disa episode të plota “Përralla me gjyshen”.
Gjyshja që do tregojë përrallat më të veçanta është aktorja e njohur Leze Qena e cila edhe kësaj radhe ka arritur që të jetë një figurë shumë e dashur për audiencën shqiptare. Leze Qena listohet në mesin e aktorëve më të suksesshme shqiptare që ka vite që është pjesë e kinematografisë shqiptare e çdoherë ka qenë figurë e dashur për shqiptarët.
Ajo kthehet përmes këtij prodhimi mediatik të OnAir Media si gjyshe që na tregon përrallat më të bukura!
Mos harroni, shumë shpejt do ju surprizojmë me disa episode ekskluzive me “Përralla me gjyshen”./OnAir