Listohet në mesin e serialeve më të dashura shqiptare që për 5 sezone të transmetimit ka arritur që të mbajë afër audiencën shqiptare, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta qëlluar që po flasim për serialin vendor “Çka ka shpija” që sonte pritet që të fillojë me transmetimin e episodeve të reja, më saktësisht me sezonin e gjashtë të transmetimit në RTK.
Me situata komike e që do ju bëjnë që të qeshni me lot.
Madje edhe kasti i aktorëve të njejtë do të kthehen sërish në serialin e rekordeve.