Jemi mësuar që çdo ditë të surprizohemi nga emra të rinj në estradën shqiptare të cilët sjellin projekte muzikore të veçantë që kthehen në hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Por a jeni kurioz për ta kuptuar se si realizohen klipet dhe këngët në estradën shqiptare.
Sot në ora 21:00 në kanalin zyrtar të OnAir Tv në YouTube mund të gjeni skeqin e ri me titull “Estrada jonë”.
Me regji të Esat Fejza, skenar Gojart Kqiku, dhe me aktorët e njohur të kinematografisë shqiptare si Ilir Prapashtica, Xhejlane Tërbunja, Teuta Krasniqi dhe Blend Sadiku.
Për të kuptuar më shumë mos harroni sonte në ora 21:00 e gjeni skeqin e ri me titull “Estrada jonë”./OnAir