Intervista më e fundit e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka ishte në emisionin “Robi plaket kur don vet”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai tregoi për publikun edhe një anë tjetër të tij. Gjithashtu ai rrëfeu histori të shumta si nga jeta e tij personale ashtu edhe nga ajo profesionale.
Një ndër temat e diskutuara ishte edhe marrdhënia që ai ka me bashkëshorten. Zeka tregoi se “behania” më e madhe e gruas së tij është fakti se ajo është inxhiniere. Si e tillë ajo është gjatë gjithë kohës me vegla në dorë dhe për këtë arsye ai me shaka tregoi se duhet të jetë i kujdesshëm me çfarë i thotë në mënyrë që ajo mos të nervozohet.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: