Prej disa kohësh tashmë është krijuar mendimi se ata të cilët pijnë duhan e kalojnë COVID-19 me pasoja më të lehta se të tjerët, shkruan OnAir.
Kjo gjë duket se në një farë mënyre është vënë re në mënyrë të rëndomtë. I tillë ishte edhe rasti i një telefonueseje në emisionin “Sot” e cila tregoi se ajo si duhanpirëse e kishte kaluar virusin më lehtë se bashkëshorti i saj, i cili nuk e konsumonte duhanin.
Pulmologia Majlinda Balaj-Gjocaj e hodhi poshtë këtë teori duke thënë se nuk kishte asnjë studim shkencor që ta vërtetonte diçka të tillë. Ajo madje e konsideronte duhanin si armikun më të madh të njerëzimit.