Mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit të RTSH-së ku edhe është shpallur fituesja Arilena Ara me këngën e saj “Shaj”, shkruan Onair
Por gjithmonë në këtë festival ka pasur polemika të shumta pas shpalljes së fituesit, por një nga edicionet vazhdon të mbahet mend edhe sot.
Dyshja Flaka Krelani dhe Doruntina Disha u ngjitën në skenën e madhe me duetin “Jeta kërkon dashuri” dhe madje thuhej që kjo këngë do të ishte fituesja.
Por ja që nuk doli kështu!
Kur doli që kënga nuk ishte fituese pati shumë polemika, sepse atëherë Alban Skenderaj që ishte edhe anëtar jurie kishte thënë që nuk kanë fituar vetëm sepse janë nga Kosova dhe do ishte rrezik që të niseshin drejt Serbisë ku edhe atë vit mbahej festivali.
Ndërsa këtë vit ka fituar Arilena Ara dhe polemika se duhet të fitonte Elvana Gjata e cila madje as nuk ka reaguar fare pas humbjes./OnAir
|