Ditët e fundit Kosova është renditur e para për ajrin e ndotur. Për të folur rreth kësaj teme dhe jo vetëm, në emisionin e mëngjesit në “RTV Dukagjini” ishte i ftuar profesori Shyqyri Dumani, shkruan OnAir.
Ai ndau me teleshikuesit disa arsye se përse ka ndodhur kjo gjë dhe gjithashtu disa pasoja. Z. Dumani i dha një rëndësi të veçantë kushteve meterologjike si dhe komunikacionit rrugor. Ai gjithashtu shpjegoi se një gjëndje e tillë shkakton edhe efekte negative në shëndet.
Duke qenë se kryefjala e kohëve të fundit ka qenë pikërisht shëndeti, ai ndau me shikuesit edhe disa informacione shtesë rreth efikasitetit të maskave që ne përdorim në përditshmëri. Profesori Shyqyri Dumani tregoi se në treg ka shumë maska falso të cilat nuk ofrojnë asnjë lloj mbrojtjeje jo vetëm ndaj ajrit të ndotur, por edhe ndaj Covid.
Z. Dumani e përmbylli intervistën e tij duke ndarë disa këshilla me publikun.