Aferdita Demaku, pa dyshim që është njëra ndër këngëtaret më të dashura për dëgjuesit e muzikës popullore shkruan OnAir.
Jemi mësuar që Aferditen ta dëgjojmë me këngë kushtuar dashurisë, e herë kushtuar dasmav shqiptare. Por që kësaj radhe erdhi me një këngë patriotike e cila titullohet “Po perzihet Prizereni” e si po duket kjo këngë është pëlqyer shumë nga e gjithë audienca.
Kjo këngë erdhi në bashkëpunim me vizionin libonia, dhe ka marrë plot 717,932 klikime.
Afërdita vazhdon të mbetet si njëra nga perlat e muzikës shqipe e madje të pëlqehet në masë të madhe kudo që dëgjohet shqip./OnAir