Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj sot ka ditëlindjen.Kjo ditë duket që i ka shkuar me plotë argëtim asaj.
Është bashkëshorti i saj, hokeisti çek, Jakub Kindle ai që është përkujdesur për dhuratat. Një nga surprizat që i ka bërë ai asaj ishte edhe një shëtitje në një jaht luksoz, pamje këto të cilat Afërdita i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram.
Por, krahas kësaj ai i ka bërë dhe një dhuratë tejet luksoze, që është një çantë ngjyrë të kaltër nga marka e njohur “Gucci”.