Këngëtarja Afërdita Demaku është njëra nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore, shkruan OnAir
Në çdo projekt këngëtarja arrin të grumbullojë miliona klikime në YouTube.
Projekti më i ri i këngëtares mban titullin “Kush të don më shumë se motra” dhe ende pa kaluar shumë kohë nga publikimi kjo këngë ka arritur afro 2 milionë klikime, këto statistika kanë treguar se sa shumë është pëlqyer kjo këngë tek gjithë ata që pëlqejnë këngëtaren.
Teksi i kësaj kënge është realizuar nga Besim Bunjaku ndërsa Muz & Ork : Miti Geci Violin: Mentor Sylejmani
Një këngë me një tekst të veçantë të cilën e sjelli një vokal i veçantë si Afërdita Demakut nuk kishte si të mos gëzonte këtë sukses.
“Kush të don më shumë se motra” tematika e një kënge e cila kuptohet qysh në rreshtat e parë.
Tani kur po afrohen festat e fundivitit kuptojmë se këngëtarja do të jetë e pranishme edhe në xhirimet e produksionit më produktiv VIZIONI LIBONIA.
Andaj surprizat nuk do të ndalen nga këngëtarja./OnAir