Këngëtari i njohur i muzikës popullore Afrim Muqiqi ishte një ndër të ftuarit e rradhës në emisionin, “Radar”.
Muqiqi është kryesisht mjaft i njohur edhe nga performancat e tij në dasma të cilat bëjnë një pjesë kryesore jo vetëm të karrierës së tij, por edhe të të ardhurave të tij.
Masat e reja ishin tema kryesore e kësaj bisede dhe një vemendje e veçantë iu kushtua edhe sektorit të dasmave. Sipas Muqiqit është krijuar një standard i dyfshtë, kjo nisur nga fakti që baret e ndryshme kanë vazhduar me aktivitetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe dasmat nuk kanë qenë të lejuara. Kjo dhe nisur nga numri i madh i njerëzve që frekuentojnë këto vende.
Ai gjithashtu shprehet se gjatë gjithë kësaj kohe janë organizuar takime të ndrysme për ti dhënë një zgjidhje situatës. Për sa i përket vendimit të ri të marrë nga qeveria për sa i përket dasmave, ai u shpreh se ishte për të një gjest ofendues dhe qesharak.
Muqiqi gjithashtu tregon se ka shumë sektore të tjera të cilat janë të lidhura me dasmat dhe gjithashtu është një numër shumë i madh i personave që janë të përfshirë në të. Ai tregon se ka shumë persona të cilët janë dëmtuar, qoftë nga ana monetare, qoftë nga ajo psikologjike.