Engjellusha Salihu para pak ditësh ka publikuar këngën e saj më të re “A e din dashni” të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip, shkruan OnAir.
Për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge është përkujdesur Miti Geci.
Gjithashtu edhe për tekstin e këngës është përkujdesur vet Miti Geci.
Kënga më e re nga Engjellusha është pëlyer nga të gjithë madje ka arritur afro 1 milion klikime.
Për videoklipin e këngës “A e din dashni” është përkujdesur VizionMedia. /OnAir