Janë dyshe tejet e suksesshme të cilët në çdo bashkëpunim të tyre kanë të krijojnë hite të pavdekshme, shkruan OnAir.
Është fjala për Shyhrete Behluli dhe Gold Ag, të cilët kanë disa bashkëpunime shumë të suksesshme e që kanë arritur të kapin miliona klikime në YouTube.
Së fundmi ata vendosen që prap të bashkëpunojnë për të lansuar një super projekt i cili mbanë titullin “Përhajr Gjyshe”, dedikuar gjysheve.
Projekti i dyshes u kompletua edhe nga ana vizuale, ndërsa artistët marrin vëmendje me paraqitjen skenike.
Teksti dhe muzika është punuar nga Arian Agushi, kurse për orkestrimin është përkujdesur Alban Furtuna.
Ndonse ka vetëm pak javë që prej kur është publikuar ky projekt, ka arritur të kap afro 2 milionë klikime për kohë rekord, dhe mijëra komente pozitive./OnAir