Pavarësisht shtimit të masave të sigurisë, numri i aksidenteve me fatalitet po vazhdon të rritet.
E një dukuri e tillë po shton pasigurinë e qytetarëve për të vozitur nëpër rrugët nacionale dhe ato lokale të vendit.
Nga një përgjigje dhënë për televizionin, Policia e Kosovës , ka thënë se me qëllim të reduktimit të aksidenteve në tërësi po vazhdojnë me monitorime dhe menaxhimin e trafikut rrugor.
Por sipas ekspertit të çështjeve rrugore Nol Dedaj , masat ndëshkuese nuk janë zgjidhje.