Në dy ditët e para të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” kanë marrë pjesë rreth 110 mijë vullnetarë dhe janë grumbulluar mbi 300 tonë mbeturina.
Ndërkohë që Ministria e Arsimit ka marrë vendim që këtij aksioni t’i bashkëngjiten edhe shkollat e Kosovës, duke i angazhuar mësimdhënësit dhe nxënësit në pastrimin e ambientit shkollor.