Ditën e sotme 4 aktivistë të PSD janë arrestuar nga policia, shkruan OnAir.
Arrestimi ndodhi pas një aksioni që ata kryen te godina e qeverisë. Në këtë ndërtesë ata kanë shkruar “Gjakderdhje financiare” e gjithashtu e kanë goditur edhe me bojë të kuqe.
Gjatë arrestimit pati edhe përleshje ndërmjet forcave të policisë dhe aktivistëve të kësaj partie. Nga ana e policisë gjithashtu u përdor edhe gazi lotsjellës.
Disa nga momentet e arrestimit mund ti ndiqni në videon më poshtë: