Qendra “Termokiss” njihet si një qendër e cila merret me organizimin e aktiviteteve të ndryshme sociale, shkruan OnAir.
Në këtë qendër janë të angazhuar të rinj të cilët kombinojnë pasionet e tyre të ndryshme. Pas një kohe pauze për shkak të pandemisë, duket se kjo qendër është gati të rikthehet me aktivitetet e shumta të saj.
Endrit Tasholli, përfaqësues i kësaj qendre tregoi për “RTV Dukagjini” disa nga aktivitetet e planifikuara që priten të fillojnë së shpejti. Disa prej tyre janë nata e karaokes, punime me kristale, stand up comedy etj. Gjithashtu kjo qendër është duke punuar me bashkëpunime të reja për të sjellë gjëra të reja dhe për të punuar në kauza të ndryshme.
Tasholli gjithashtu përmëndi se këto aktivitete janë duke organizuar në përputhje të plotë me masat e vendosura nga qeveria ndaj pandemisë.