Duke u nisur nga fakti që sot rrjetet sociale janë kthyer në trend padyshim që janë edhe më të kërkuarat, shkruan OnAir
Kosovarët janë duke shikuar tashmë programet e të gjitha partive politike sepse me 6 tetor ata do të mund të zgjedhin se kush do të jetë drejtuesi i tyre për katër vitet e ardhshme.
Mbrëmë në një nga televizionet në Kosovë ka qenë i ftuar kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kurti ka arritur që në intervistën e tij të kap mbi 20 mijë njerëz të cilët ishin duke e shikuar drejtpërdrejt debatin në televizionin T7.