Alisson Becker është anëtari më i ri i skuadrës angleze Liverpool.
Portieri i talentuar brazilian ka kryer me sukses vizitat mjekësore tek gjiganti anglez Liverpool.
Në anën tjetër edhe ish-klubi i Alissonit, Roma i ka uruar fat brazilianit.
“Faleminderit për gjithçka Alisson Becker dhe paç fat në skuadrën tënde të re”, ka shkruar Roma në Twitter.
Ndërkohë Liverpooli e ka konfirmuar transferimin e Alissonit nëpërmjet një video në Twitter.
Portieri brazilian është bërë zyrtarisht më i shtrenjtë në histori sa i përket portierëve.
Alisson iu ka bashkuar Liverpoolit për një shumë prej 66 milionë funteve apo 74 milionë eurove.