Ana Lleshi, ish konkurrentja e formatit “Përputhen” duket se di ta përdorë mjaft mirë vëmëndjen që i jepet në formate të ndryshme televizive, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo është përfolur se është në tentativa për të flirtuar me reperin e njohur nga Kosova Getinjo. Aludimet për këtë filluan mbas një komenti që ajo la në një nga fotot e fundit të reperit.
“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.
“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”– ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana.
Ndonëse menduam se kjo gjë ishte mbyllur, duket se Ana nuk heq dorë lehtësisht. Së fundmi, teksa ishte e ftuar në një format televiziv në Shqipëri, gjatë intervistës në monitorin në studio u shfaq pikërisht një foto e reperit. Ajo u ngrit nga karrigia për ti dhuruar Getinjos një puthje virtuale.
Ky veprim i saj u bë viral në rrjete sociale. E pikërisht edhe në rrjete sociale erdhi dhe reagimi i Getinjos.
“E ka puth zidin valla se mu jo”, u shpreh reperi.