Ana Kauri është një nga personazhet e rinj më të komentuar në media, shkruan OnAir.
Kjo gjë vjen si pasojë e pjesëmarrjes së saj në një nga formatet televizive më të suksesshme siç është “Përputhen”.
Duket se si të gjithë konkurrentët e tjerë ajo nuk ka në mendje që të largohet së shpejti nga syri publik. Për të qëndruar akoma në “lojë”, Ana ka zgjedhur të njëjtën rrugë si shumë prej konkurrentëve të tjerë, dhe jo nuk po flasim për projekte muzikore.
Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, ajo na prezantoi me një faqe të re në Instagram të quajtur “Ana Kauri Style”. Duket se me anë të kësaj faqeje të re ajo ka nisur kështu një biznes të ri. Ky është një model biznesi tashmë mjaft i njohur për publikun, pasi konsiston në shitjen e rrobave dhe aksesorëve të ndryshëm nëpërmjet porosive online.
Ana duket se e ka filluar me “këmbë të mbarë” biznesin e saj, pasi faqja e saj e re aktualisht numëron mbi 40 mijë ndjekës.