Melisa dhe Andi janë një ndër çiftet më të komentuara të momentit në mediat rozë, shkruan OnAir.
Ata të dy u njohën gjatë pjesëmarrjes në formatin televiziv “Përputhen” dhe lidhjen e tyre e konfirmuan në videoklipin e këngës së fundit të Melisës.
Që prej asaj kohe, çifti i shumë përfolur nuk i kanë kursyer postimet për dhe me njëri-tjetrin. Gjithashtu ata tregojnë se kanë filluar të bashkëjetojnë prej disa kohësh. Duke u nisur nga të gjitha këto, shumë persona kanë filluar të spekulojnë nëse çifti janë në pritje të një fëmije.
Mbrëmjen e djeshme, Melisa ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku edhe u pyet pikërisht për këtë gjë. Ajo u shpreh se për momentin fjalët se ata janë në pritje të një fëmije nuk janë të vërteta. Pavarësisht kësaj, Melisa nuk e hodhi poshtë si mundësi që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Kujtojmë se Andi dhe Melisa disa herë e kanë përmëndur gjatë emisionit dëshirën e tyre për të pasur një familje me shumë fëmijë.