Dita e sotme shënon ditën ndërkombëtare të grave të luftëtarëve, shkruan OnAir.
Në kuadër të kësaj dite, Anita Muçaj Haradinaj ishte e ftuara e radhës në emisionin “Alarm”. Bashkëshortja e Ramush Haradinajt tregoi rreth jetesës së saj me të.
Gjatë lidhjes së tyre, rjedhimisht ajo ka marrë tituj të shumtë nga opinioni publik. Kjo dhe në varësi të posteve që Ramushi ka pasur. Ajo tregon se titulli që ajo e ka mbajtur me më shumë krenari dhe kënaqësi ka qenë “nusja e komandantit”. Kështu është se si e prezantonin atë në fillim të martesës.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste të cilën mund ta ndiqni të plotë në videon më poshtë, Anita flet edhe për marrdhënien e saj me fëmijët dhe me televizionin.