Prej disa kohësh në rrjet qarkullonte një peticion për sa i përket mënyrës se si ishte paraqitur harta e Kosovës në aplikacionin “Apple Maps”, shkruan OnAir.
Fillimisht ky peticion ishte për të shënuar territorin e Kosovës me emrin e duhur e më pas u zhvillua në ndryshimin e emrave të qyteteve të ndryshme nga gjuha serbe në atë shqipe.
Ditën e djeshme të gjithë morën një lajm të mirë kur e panë që diçka e tillë më në fund kishte ndodhur.
Valdrin Shala nga grupi “Maniakë të teknologjisë” ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në “ATV” për të diskutuar pikërisht rreth kësaj ngjarjeje. Në studio ai shpjegoi procedurën e thjeshtë të raportimit të këtij problemi dhe se si ky ndryshim u bë i mundur.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: