Ditën e shtunë u zhvillua maratona malore Vodna – Matka në Shkup të Maqedonisë veriore, shkruan OnAir.
Kjo ishte një maratonë prej gjithsej 42 kilometrash dhe fituesja e vendit të parë ishte alpinistja Arineta Mula. Në një lidhje direkte me emisionin “Alarm” ajo ndau me publikun emocionet e saj rreth fitores dhe eksperiencën në këtë garë.
Ajo u shpreh se për të kjo ka qënë ndër garat më të vështira, për shkak edhe të kushteve klimatike të ditëve të fundit, të cilat kishin ndikuar në terrenin e pistës. Pavarësisht kësaj ajo tregon se këtë e vlerson edhe si ndër performancat e saj më të mira.
Mula gjithashtu ndan me publikun edhe disa nga teknikat që ajo përdor për të siguruar këto suksese dhe arritje në maratonat në të cilat ajo merr pjesë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: