Arti është i bukur në të gjitha format e tij, edhe në ato me të cilat mbase nuk jemi mësuar në përditshmëri, shkruan OnAir.
Një ndër këto disiplina arti është edhe skulptura.
Arjeta Miftari, një ndër skulptoret më të njohura në Kosovë, në intervistën më të fundit të saj tregoi se si është të kesh këtë profesion në këtë shtet. Gjithashtu ajo foli rreth planeve për disa ekspozita në Vienë të Austrisë.
Miftari është shprehur se punimet e saj gjithnjë janë pritur mjaft mirë edhe nga qytetarët në Kosovë. Kjo mund të jetë edhe për faktin se ajo frymëzimin parësor për veprat e saj e gjen te traditat, vlerat dhe jeta e përditshme në vendin tonë.
Arjeta gjithashtu tregon për mbështetjen e familjes së saj që ka qenë shumë e madhe.
Intervistën e saj të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: