Ikballe Berisha, kosovarja që doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qaseem Soleimani nga SHBA-të është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës.
E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka thënë Hoxha.
Themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit ka thënë se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdes kurrë.
“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.