Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, thotë se kanë arritur t’i mbledhin 50 mijë euro, shifër kjo që do t’i mbulojë për ndërtimin e dy shtëpive.
Përkundër kësaj, Palushi thotë se shuma është simbolike përkundër dëmeve të mëdha në këtë qytet.
“… kemi arrit t’i grumbullojmë mjete dhe material me vlerë prej 50 mijë euro me të cilët do të ndërtojmë dy shtëpi dhe janë në proces të rregullimit të gjashtë shtëpi të tjera”, ka thënë Palushi në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel