Ndonëse prej disa kohësh Arsimi është larguar nga formati televiziv “Përputhen”, ai sërisht mbetet mjaft i përfolur në rrjetet sociale, shkruan OnAir.
Fillimisht pas daljes së tij bëri bujë fakti që ai po publikonte një këngë e më pas ishte historia e tij e dashurisë me Anën. Edhe pse një histori e bukur, pati një përfundim jo të bukur pasi ata u ndanë. Aktualisht Arsimi po përflitet për një lidhje të mundshme me Antonelën, e cila aktualisht është ende konkurrente në “Përputhen”.
Në intervistën e tij më të fundit Arsimi vendosi ti sqarojë të gjitha. Ai u shpreh se tashmë që është ndarë me Anën nuk ka më asnjë komunikim me të. Për sa i përket Antonelës ai tha se ndonëse ka një pëlqim ndaj saj, ende nuk ka asnjë lidhje midis tyre. Gjithashtu ai tregoi se në Milano të dy ishin rastësisht ashtu si edhe takimi i tyre. Arsimi gjithashtu tregoi për publikun se Antonela do të marrë pjesë në projektin e tij të ri muzikor.