Arsimi është një nga temat më të diskutuara në vend e sidomos cilësia e tij. Publiku i gjërë duket se është i përçarë se kur ka qenë arsimi me cilësi më të lartë më parë apo në kohët e tanishme, shkruan OnAir.
Për të trajtuar pikërisht këtë temë, në emisionin e mëngjesit në “RTV Dukagjini” ishte e ftuar mësuesja Mirishahe Haziraj. Ajo e ka filluar karrierën e saj që në vitin 1991 dhe ende vazhdon të ushtrojë profesionin e mësimdhënëses. Haziraj ka përcjellë dhe vazhdon të përcjellë shumë breza të ndryshëm.
Mirishahe u shpreh se sipas saj arsimi ka pasur gjithnjë një cilësi konstante, pavarësisht sfidave të ndryshme me të cilat është përballur procesi i mësimdhënies. Pavarësisht kësaj ajo nuk ngurron të pranojë se avancimet teknologjike që janë bërë vitet e fundit e kanë ndihmuar dhe përmirsuar këtë proces qoftë për mësuesit ashtu edhe për nxënësit. Mirishahe tregon se gjatë gjithë kohës, ajo dhe kolegët e saj marrin pjesë në seminare dhe trajtime të ndryshme të cilat i ndihmojnë për tu adaptuar akoma edhe më shumë me metodologjitë e reja të mësimdhënies.
Gjatë kësaj interviste Haziraj gjithashtu tregon për teleshikuesit edhe histori nga eksperienca e saj si arsimtare.
Për të ardhmen ajo shpreh dëshirën për një vazhdim të përmirësimit të cilësisë akoma edhe më shumë.